Aksidentohet shqiptari, përplas makinën me një bllok betoni

Aksidentohet shqiptari, përplas makinën me një bllok betoni

08:32, 21/12/2018
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në Itali. Mediat italiane shkruajnë se në aksident është përfshirë një shqiptar, i cili ka humbur drejtimin e makinës së tij, dhe është përplasur menjëherë me një bllok çimentoje.

Shqiptari i aksidentuar është 36 vjeçari me iniciale E.H, i cili nga përplasja e fortë ka dalë edhe jashtë makine.

Menjëherë ai është transportuar në spital, ndërsa ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco