Vrasja e studentes, zbardhen dëshmi të tjera kundër shqiptarit, ja çfarë bëri Aleksandër Luca 4 ditë pas krimit

Vrasja e studentes, zbardhen dëshmi të tjera kundër shqiptarit, ja çfarë bëri Aleksandër Luca 4 ditë pas krimit

19:27, 20/12/2018
A+ Aa A-

Publikohen dëshmi të reja lidhur me veprimet e Aleksandër Lucës, katër ditë pas ngjarjes së rëndë në ishullin Rodos. Sipas disa dëshmitarëve, 20-vjeçari shqiptar kishte shkuar në qendër të ishullit dhe kishte flirtuar me vajza të tjera. Ai është parë të bisedonte me një vajzë 18-vjeçare, me të cilën doli për shëtitje. Kjo kishte ndodhur katër ditë pasi studentja Eleni Topaloudi ishte dhunuar dhe më pas hedhur në det me këmbë të lidhura. Autorë të dyshuar të këtij krimi të rëndë janë shqiptari Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolus Koukouras 21 vjeç. Për këtë të fundit, shtypi i vendit fqinj kishte raportuar më herët se Koukouras ka pasur varësi nga lëndët narkotike.

Dy të rinjtë kanë qenë së bashku me studenten kur e dhunuan me hekur në kokë. Mediat greke kanë publikuar sot edhe foto të hekurit me të cilën u godit vazhdimisht vajza 21-vjeçare. Kjo e fundit, së bashku me dy të dyshuarit, kanë qenë në shtëpi dhe policia dyshon se studentja u dhunua pasi refuzoi të kryente marrëdhënie me ta. Më pas, ata e lidhën nga këmbët dhe e hodhën në det mbrëmjen e 27 Nëntorit, ndërsa trupi i pajetë u gjet të nesërmen.

Nga ana tjetër, dy të rinjtë pranojnë përfshirjen në krim, por akuzojnë njëri-tjetrin si personin që dhunoi Elenin dhe mori vendimin për ta hedhur në det. Javën e kaluar, shqiptari Aleksandër Luca u dhunua në qelinë e paraburgimit ku ai ishte vendosur. Për këtë arsye, ai u transferua në burgun ku ndodhet bashkëpunëtori i tij Manolis Koukouras, madje janë vendosur në të njëjtën qeli së bashku. Ata nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, raporton shtypi grek, por janë bashkëpunues me avokatët respektivë.

Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve familja e 20-vjeçarit shqiptar është detyruar të largohet nga ishulli i Rodos ku banonte prej vitesh, për shkak të opinionit negativ që u krijua ndaj tyre tek komuniteti. Nëna e Aleksandrit raportohet që të ketë pësuar tronditje të fortë për shkak të kësaj ngjarje ku është përfshirë djali i saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco