Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Nga radhët e ‘Shoqërisë Civile’, Naureda Llagami zgjidhet kryetare e KLGJ-së

Nga radhët e ‘Shoqërisë Civile’, Naureda Llagami zgjidhet kryetare e KLGJ-së

11:19, 20/12/2018
A+ Aa A-

Naureda Llagami është zgjedhur kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucion që do të bëjë emërimet në drejtësi.

Ajo fitoi me 10 vota ndaj Fatmira Lulit dhe Alban Toros.

Ndërsa nënkryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor u zgjodh Maksim Qoku me 7 vota.

Dy gjyqtarët e KLGJ ishin Dritan Hallunaj dhe Brunilda Kadi nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë.

Anëtarë të Këshillin e Lartë Gjyqësor ishin Ilir Toska nga Gjykata e Apelit dhe Marcela Shehu, gjyqtare e Gjykatës së Kurbinit.

Gjithashtu, pjesë e KLGJ-së, ishin edhe gjyqtarët Medi Bici dhe Brikena Ukperaj, të cilët u emëruan automatikisht më 12 dhjetor për shkak të mungesës së konkurrentëve.  Bici vjen nga Gjykata e Lartë, ndërsa Ukperaj nga Gjykata e Apelit.

Në mbledhjen e parë të KLGJ që u zhvillua paraditen e së enjtes (20 dhjetor) ishin të pranishëm kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe avokatja e popullit, Erinda Ballanca.

Gjithashtu ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga OSBE dhe Ambasada Amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Artan20/12/2018 12:56

Shoqja e ngushte e Klotilda Ferhatit dhe Ajola Xoxes. Soros fitoi perseri.

Shto koment

Denonco