Qëllohet makina në Fier, ishte e parkuar, detajet e policisë

Qëllohet makina në Fier, ishte e parkuar, detajet e policisë

11:03, 20/12/2018
A+ Aa A-

Një mjet është qëlluar me breshëri kallashnikovi gjatë natës në Fier. Drejt mjetit është qëlluar 9 herë, ndërkohë që nuk ka të lenduar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhupan dhe mjeti ka qenë i parkuar.

Mjeti ka qenë i parkuar në afërsi të një karburanti dhe mendohet se mjeti ka qenë për shitje. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së biznesit.

Informacion paraprak

Në datën 19.12.2018, gjatë natës është qëlluar me armë në makinën tip “Benz” në pronësi të shtetasit A.B, banues në Zhupan, i cili prej 1 muaji e kishte lënë të parkuar në anë të rrugës Fier-Levan, pasi mjetin e kishte nxjerrë në shitje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco