Gazetari Ylli Rakipi shkon në prokurori dhe jep dëshminë

Gazetari Ylli Rakipi shkon në prokurori dhe jep dëshminë

20:14, 19/12/2018
A+ Aa A-

Gazetari Ylli Rakipi ka qenë ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës, ku ka dhënë dëshminë e tij, pasi ka marrë një kërcënim për jetën një ditë më parë.

Ai është marrë në pyetje për dy orë me radhë nga prokurorja Elisabeta Imeraj, në lidhje me kallëzimin e bërë një ditë më parë për disa kërcënime me jetë.

Burime bënë me dije se Rakipi ka shpjeguar me detaje për kërcënimet e marra në adresë të tij dhe dijeninë nëse këto kërcënime kanë lidhje me faktin se në programin e tij u denoncua javën e kaluar skandali i kompanisë “DH Albania”.

Të martën për kërcënimet drejt gazetarit Rakipi reagoi Presidenti i Republikës, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Partia Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Astrit bilbili19/12/2018 22:20

Zotnia e tij me pare se me dhane deshmine e tij per kercenimin d

Shto koment

Denonco