Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Dy hajdutë shqiptarë kapen me bizhu në makinë

Dy hajdutë shqiptarë kapen me bizhu në makinë

17:09, 19/12/2018
A+ Aa A-

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policisë në kantonin jugor të Zvicrës, i njohur me emrin Ticino. Të arrestuarit akuzohen për një sërë vjedhjesh të kryera gjatë ditëve të fundit në këtë rajon.

Dy shqiptarët ishin rezidentë në Shqipëri, njëri 41-vjeçar dhe tjetri 30-vjeçar. Ata u kapën të martën e 18 nëntorit si të dyshuar për vjedhjet që kanë ndodhur në javët e fundit në një shtëpi në kantonin e Ticino.

Sipas mediave italiane, shqiptari 41-vjeçar ishte ndaluar të hynte në shtetin e Zvicrës, por gjatë kontrolleve atij iu gjet dhe një kartë identiteti e falsifikuar. Ata u ndaluan nga punonjësit e kufirit gjatë kohës që shqiptarët tentuan të kalonin nga Italia në kantonin Ticino në pjesën jugore të Zvicrës.

Në momentin e ndalimit, shqiptarët emrat e të cilëve nuk bëhen me dije po udhëtonin me një makinë të cilën e kishin marrë më qira, por tentativa e tyre për të kaluar në destinacion rezultoi e kotë.

Policia kufitare gjatë kontrolleve në makinë gjeti 350 gramë bizhuteri, të fshehura në një thes si dhe disa doreza gome. Gjithashtu hetimet vijojnë për zbardhjen e rasteve të vjedhjes, ndërsa shqiptarët dyshohen si autorë të tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco