Vrasja e studentes greke, familja e shqiptarit të akuzuar merr një vendim

Vrasja e studentes greke, familja e shqiptarit të akuzuar merr një vendim

16:22, 19/12/2018
A+ Aa A-

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur para 3 javësh në Greqi, ku u vra një studente greke, ka tronditur opinionin publik, por edhe familjen e shqiptarit Aleksandër Luca, i cili është një nga dy autorët e dyshuar.

Mediat greke raportojnë se familja e Aleksandër Lucës ka braktisur shtëpinë e tyre dhe është detyruar të largohet nga ishulli i Rodos ku jeton prej vitesh. Presioni për ta është shumë i madh dhe nuk mund ta përballonin qëndrimin aty. Sipas shtypit, fqinjët e familjes Luca ishin gjithashtu të shqetësuar nga kjo ngjarje dhe kishin ndryshuar qëndrim ndaj tyre. Nuk ka informacion se ku ka shkuar të qëndrojë familja e 20-vjeçarit shqiptar.

Aleksandër Luca foli për një televizion grek nga qelia e burgut ku qëndron, duke përsëritur thirrjen e tij se është i pafajshëm. Që në krye të herës, ai ka pranuar përfshirjen në krim, por tha se studenten 21-vjeçare Eleni Topaloudi e dhunoi dhe e hodhi në det shoku i tij Manolis Koukouras. Ky i fundit ndodhet gjithashtu në të njëjtën qeli me shqiptarin. Ata nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, shkruajnë mediat greke. Dy të rinjtë akuzohen se kanë dhunuar me hekur në kokë 21-vjeçaren dhe më pas trupin e saj e hodhën në det.

Por hetuesit nuk po arrijnë të zbulojnë se kush nga të dy dhunoi studenten dhe mori vendimin për ta hedhur trupin në det, pasi të dy shokët akuzojnë njëri-tjetrin për këtë pjesë. Ndërkohë, autoritetet do të analizojnë aparatet celularë të tyre për të zbuluar komunikimet mes të dyve apo me persona të tjerë, që mund të kenë qenë të përfshirë. Krimi i rëndë ndodhi më 27 Nëntor në ishullin Rodos të Greqisë, ndërsa trupi i Elenit u gjet më 28 Nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco