Portofoli i humbur, prostituta shqiptare e dorëzon të paprekur në Polici, lajmi merr dhenë

Portofoli i humbur, prostituta shqiptare e dorëzon të paprekur në Polici, lajmi merr dhenë

10:49, 19/12/2018
A+ Aa A-

Milano - Ndershmëria dhe mirësia mund të gjenden atje ku nuk ta pret mendja, madje edhe në një rrugicë në brendësi të Milanos, aty ku prostitutat rrinë në pritje të klientëve të tyre çdo mbrëmje. Kështu shkruan sot një nga mediat e njohura në vendin fqinj, "Il Messaggero". Dhe vazhdon:

"Natën e së shtunës, një grua 32 vjeçe humbi portofolin e saj me 150 euro pranë një pike karburanti në Binasco. Kur e vuri re të nesërmen në mëngjes që i mungonte, ishte e bindur që nuk kishte asnjë shans për ta gjetur më dhe kishte vendosur të bënte kallëzimin në Polici.

Por në kohën kur ishte gati të nise procedurën, policët e rajonit të Binasco i thanë se portofoli ishte dorëzuar nga një prostitutë shqiptare 22 vjeçe, që kalonte përgjatë asaj rruge të provincës.

Përveç dokumentave, brenda ishin të gjitha paratë dhe kjo  ishte e mjaftueshme për ta kthyer ngjarjen në një histori Krishtlindjesh.

Mbrëmjen tjetër, gruaja 32 vjeçare vendosi ta falenderojë vajzën, e cila i tha se kishte bërë vetëm detyrën e saj. Vajza po ashtu i tregoi: Unë nuk është se e kam zgjedhur që ta bëjë këtë punë, unë jam e detyruar të dal në rrugë.

Kur e pashë portofilin, e mora fshehurazi. Kisha frikë se dikush do të më shihte dhe do të sulej, për të marrë paratë dhe heshur dokumentet. Doja që ta ktheja ashtu siç ishte.”

Dhe kështu, e zonja e portofolit u kthye sërish tek vajza shqipatre, për t’i dhënë një dhuratë dhe prostituta shqiptare e pranoi me një kusht, me një premtim: “Ikni dhe ejani sërish të më kërkoni para Krishtlindjeve, sepse dua t’ju blej edhe unë një dhuratë”./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco