Ngjarja tragjike, qëllohet për vdekje aksidentalisht 36 vjeçari në Elbasan. Emri

Ngjarja tragjike, qëllohet për vdekje aksidentalisht 36 vjeçari në Elbasan. Emri

08:27, 19/12/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në Elbasan.

Një 36-vjeçar është qëlluar me armë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se viktima është Ardi Bodurri, punonjës shërbimit pyjor në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë në fshatin Mjekës dhe dyshohet se Bodurri është qëlluar aksidentalisht nga shokët e tij, teksa ishin për gjueti.

36-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkaq, policia ka shoqëruar në komisariat përsonat që ishin me viktimën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco