VIDEO/ Flet heroi shqiptar i Suedisë: Çfarë më tha Ibra

VIDEO/ Flet heroi shqiptar i Suedisë: Çfarë më tha Ibra

21:34, 18/12/2018
A+ Aa A-

Shqiptari Fidan Bejta ka rrëfyer sonte ngjarjen e 13 majit 2018, ditë kur ai shpëtoi 20 fëmijë në Suedi nga një grua e cila tentoi t'i godiste me thikë në një kënd lojërash.

Në një lidhje telefonike nga Malmo e Suedisë, Bejta ka treguar për Report TV me detaje atë që ka ndodhur disa muaj më parë, kur ai ndërhyri për të shpëtuar 20 fëmijë.

Image

“Isha jashtë me djalin duke shëtitur. E lashë djalin jashtë dhe hyra të vishesha. Dëgjova nga jashtë zëra se një grua po ndiqte me thikë disa fëmijë. Iu afrova gruas në oborr. E pyeta çfarë je duke bërë dhe u përpoq të më qëllonte me mua. E lashë 2 minuta duke u konfliktuar me mua, në mënyrë që të përqendrohej tek unë dhe jo tek fëmijët. Një fqinji im, arab, u afrua në mënyrë që gruaja të ikte dhe të kthehej me kurriz. Kur ajo u kthye unë e qëllova në kurriz. Ajo ishte me problem të shëndetit mendor. Nuk i kishte konsumuar rregullisht ilaçet e saj. Fëmijët ishin të trembur, por që prej atij momenti sot më thërrasin ‘heroi’ ‘heroi’”, kujton dhe tregon ai.

Fidan Bejta ka folur edhe për mesazhin e marrë nga idhulli i tij, ylli suedez i Futbollit, Zlatan Ibrahimoviç.

“Ishte shumë emocionuese, Zlatan Ibrahimoviç më uroi për veprën time. Ai më ftoi që të shihja në stadium një ndeshje të tij të futbollit. Kam 4 motra, ne jemi nga Skënderaj i Kosovës”, shprehet Bejta.

Shqiptari Fidan Bejta është shpallur mbrëmjen e djeshme "Heroi i vitit 2018" në Suedi. Në një ceremoni gala, Bejta u urua edhe nga ylli Zlatan Ibrahimovic por jo vetëm. Gjithë Suedia flet tashmë për shqiptarin nga Kosova që ka zënë faqet e para të të gjitha mediave të shtetit nordik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco