Gjendet një person i vdekur në Sarandë Foto ilustruese

Gjendet një person i vdekur në Sarandë

18:33, 18/12/2018
A+ Aa A-

Një person i pajetë është gjetur pasditen e sotme në Sarandë.

Trupi i pajetë është gjetur i mbytur në një kanal në Vrion, bashkia Finiq. Ai eshte pare parë nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Trupi është nxjerrë me vështirësi nga kanali, pasi ishte i mbuluar nga ferrat.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës si dhe shkaqet e ngjarjes.

Siç bëhet e ditur, kufoma i përket një personi mashkull rreth 45 vjeç dhe se ka disa ditë në ujë.

Ne trupin e viktimës nuk duken shenja dhune, ndërsa policia ka nisur hetimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco