FOTO/ Ja kush është shqiptari që u arratis nga qelia në Greqi

FOTO/ Ja kush është shqiptari që u arratis nga qelia në Greqi

17:09, 18/12/2018
A+ Aa A-

Policia greke ka publikuar foton e shqiptarit të arratisur nga paraburgimi i Atikës në Athinë mëngjesin e sotëm. Ai është një 40-vjeçar, i ndaluar më 19 nëntor për grabitjen e dy të moshuarve, të cilëve nën kërcënimin e armës u kishte marrë 2 mijë dollarë.

Rreth orës 04:20 të mëngjesit të së martës, sipas orës lokale, shqiptari preu hekurat e dritares së qelisë dhe u arratis. Bashkë me të u largua edhe një i paraburgosur grek, por ai u kap në kohë nga rojet.

Ndërsa 40-vjeçari shqiptar mundi të largohej dhe është në kërkim nga policia. Nuk është e qartë se si ai mundi të sharronte hekurat e qelisë së paraburgimit. Për këtë, autoritetet greke kanë nisur edhe një hetim të brendshëm për të zbuluar nëse shqiptari ka pasur bashkëpunëtorë, por edhe për të sqaruar nëse rojet kanë vepruar në përputhje me rregulloren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco