Gjakosi burrin me dajak, edhe kishte pirë, ndërhyn policia…

Gjakosi burrin me dajak, edhe kishte pirë, ndërhyn policia…

13:47, 18/12/2018
A+ Aa A-

Një 31-vjeçare nga Shqipëria e varur nga alkooli e cila dhunonte barbarisht bashkëshortin e saj italian, 45-vjeç, është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia italiane.

Shqiptarja 31 vjeç, identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur, është kapur duke goditur në gjendje të dehur burrin e saj italian.

Është dashur ndërhyrja e karabinierëve italiane që ta ndajnë sherrin, ndërsa burri i saj italian nxirrte edhe gjak nga hundët dhe mbeti me plagë të rënda në kokë.

Pas ngjarjes burri përfundoi menjëherë në spital dhe më pas e denoncoi gruan në polici, shkruan balkanëeb. Mediat italiane shkruajnë se arsyeja e sherrit, ishte mosdhënia e çelësave të makinës dhe parave të tjera. Historia kishte kohë që vazhdonte, ndërsa gruaja kishte një varësi të theksuar ndaj alkoolit, pavarësisht kurave të mëparshme. Pas ndërhyrjes së policisë italiane, gruaja vullnetarisht braktisi shtëpinë e  burrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco