Grabitja e parave në Durrës, lihen në burg rojet private

Grabitja e parave në Durrës, lihen në burg rojet private

11:52, 18/12/2018
A+ Aa A-

Gjykata e Durrësit la në burg dy policët privatë që shoqëronin furgonin me paratë e bankës, që u vodhën pasditen e 14 dhjetorit në zonën e Shkozetit. Ata akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhuar për të ruajtur paratë që po transportonin.Grabitja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:50 në zonën e Shkozetit, 100 m para mbikalimit të Unazës së plazhit. Tre autorët të armatosur dhe të maskuar shfrytëzuan kohën e keqe me shi për t'i ngritur pritë makinës së kompanisë private të sigurimit dhe për t'i grabitur paratë.

Gjykata e Durrësit ka vendosur, vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të datës 14.12.2018, ora 24:00,  të shtetasit Fejzi Hekuran Sakaj, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal, në zbatim të nenit 259 pika 3 të Kodit Procedurës Penale si dhe caktimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” ndaj personit nën hetim Fejzi Sakaj, në zbatim të neneve 232 gërma “dh” e 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata vlerësoi si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të datës 14.12.2018, ora 23:30, të shtetasit Astrit Nefail Gjata, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal, në zbatim të nenit 259 pika 3 të Kodit Procedurës Penale. Caktimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” ndaj personit nën hetim Astrit Gjata, në zbatim të neneve 232 gërma “dh” e 238 të Kodit Procedurës Penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco