Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Kapet me armë në brez, arrestohet një person në Elbasan. Emri

Kapet me armë në brez, arrestohet një person në Elbasan. Emri

08:55, 18/12/2018
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 22 vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri në qytet.

Policia ka marrë një informacion nga qytetarët se në lagjen “Luigj Gurakuqi” , një person mund të kishte me vete armë zjarri.

Falë reagimit të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e rendit bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit : Dritan Sulmina, 22 vjeç,p banues në lagjen “5 Maj”, Elbasan, të cilit ju gjet në çantë një armë zjarri Pistoletë me 11 fishekë, të cil?n e posedonte pa leje.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimor, u proçedua penalisht dhe shtetasi O.Zabelli, 40 vjeç, banues në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, për veprën penale “Mos kallëzim krimi”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pran? Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco