Kapen me 300 kg drogë arrestohen 3 persona në Durrës Foto Ilustruese

Kapen me 300 kg drogë arrestohen 3 persona në Durrës

22:09, 17/12/2018
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona, të cilët akuzohen për veprën penale të trafikimit të narkotikëve. Ata janë kapur me rreth 300 kilogramë drogë e llojit kanabis sative, por policia e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen.

Ndonëse 3 shtetasit me inicialet shtetasit A. C., E. K., dhe M. A., janë arrestuar dje, policia ka njoftuar këtë vetëm mbrëmjen e sotme.

“Në kuadër të një plan operacioni, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. C., E. K., dhe M. A., për veprën penale trafikimi i narkotikëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, bwn të ditur Policia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco