Arrestohet në Gjermani anëtari i bandës shqiptare të drogës dhe vjedhjeve në Itali

Arrestohet në Gjermani anëtari i bandës shqiptare të drogës dhe vjedhjeve në Itali

18:58, 17/12/2018
A+ Aa A-

Një shqiptar i kërkuar nw Itali, ka përfunduar në prangat e autoriteteve gjermane.

Mediat italiane shkruajnë se arrestimi i tij vjen pas një hetimi kompleks i nisur në vitin 2017, nga karabinierët në Sacile, ku u godit një bandë shqiptarësh e dedikuar në vjedhje banesash dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Në muajin shkurt, policia zbuloi epiqendrën e grupit në një fermë të braktisur në Fontanafredda, ku kishin magazinuar mallrat e vjedhura dhe një sasi të madhe droge.

Katër shqiptarë u arrestuan në operacion, të gjithë të përfshirë në trafikim të paligjshëm dhe vjedhje.

Por hetimet vazhduan duke zbuluar si pjesë të grupit edhe 29-vjeçarin shqiptar, banues në Lombardi, i cili ishte një nga autorët e një grabitje të madhe në krahinën e Trevisos. Ndaj tij u lëshua një urdhër-arresti, por u arratis.

Karabinierët arritën ta gjurmonin atë në Gjermani, ku po fshihej. I ndaluar nga policia gjermane, ai tashmë është ekstraduar dhe burgosur në Romë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco