Policët nuk marrin rrogat, ja letër për Kryeministrin Edi Rama

Policët nuk marrin rrogat, ja letër për Kryeministrin Edi Rama

16:40, 17/12/2018
A+ Aa A-

Rreth 160 punonjës policie, që njëherazi ndjekin edhe studimet në Akademinë e Sigurisë, prej disa muajsh po iu mbahen një pjesë e konsiderueshme e pagave, duke u trajtuar vetëm me kompensim.

Studentët policë nuk kanë gjetur një zgjidhje brenda institucionit, e për këtë arsye i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama.

Në shkresën që efektivët pretendojnë se VKM”-ja me numër 200, për “trajtimin e punonjësve të policisë që ndjekin kurse shkollimi”, nuk është interpretuar në përputhje me ligjin, duke i shkaktuar një dëm ekonomik.

Studentët policë, prej disa muajsh paguhen nga 14 deri në 20 mijë lekë në muaj, një shifër e papranueshme kjo – sipas tyre, – për të përballuar nevojat personale dhe ato familjare.

Më herët, studentët e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit i janë drejtuar edhe drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu, si dhe kanë marrë takim edhe me zëvendësministrin Julian Hodaj, por nuk kanë gjetur zgjidhje.

Çështja ka përfunduar edhe në Gjykatën Administrative, ku disa prej tyre kanë fituar të drejtën të trajtohen me pagë të plotë dhe jo me kompensim.

Studentët i kërkojnë kreut të qeverisë të marrë masa që drejtoritë e policisë të trajtojnë me paga të gjithë studentët e Akademisë, që njëherësh ushtrojnë detyrën si punonjës aktivë të policisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco