Gruaja rrëmben fëmijët dhe zhduket, Policia nuk e merr seriozisht denoncimin e bashkëshortit

Gruaja rrëmben fëmijët dhe zhduket, Policia nuk e merr seriozisht denoncimin e bashkëshortit

16:16, 15/12/2018
A+ Aa A-

Një bashkëshort prej një jave ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortes me fëmijët, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga policia. Nikolla Bardhi 36 vjeç nga fshati Shelsan i Elbasanit i është drejtuar për ndihmë medias për ta bërë publik rastin e tij.

Bashkëshortja Zana Bardhi, është larguar nga shtëpia bashkë me dy djemtë, 12 dhe 8 vjeç që të shtunën e kaluar dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

“Të martën kam shkuar në policinë e Elbasanit dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Denoncimet e mia nuk merren në konsideratë”, denoncon Nikolla Bardhi.

Bardhi thotë që historia e mosmarrëveshjeve në çift ka lindur që kur djali i madh ishte vetëm 3 vjeç. Ai pretendon se e ka kapur bashkëshorten duke dhunuar të birin dhe për këtë ka bërë denoncim në polici.

“Çuni i madh është dhunuar në mënyrë ekstreme qenë moshën 3 vjeç deri më sot që është 12”.

Prindi i dy djemve bën apel për ndihmë pasi sipas tij, fëmijët i janë marrë forcërisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kev15/12/2018 17:53

Po po ti thuash policise se gruaja ka dhunuar djalin qe 3 vjeç e deri tani qe eshte 12 vjeç dhe ta lidhesh me ikje nga shtepia te gruas, sigurisht qe nuk te merr njeri per serioz se dihet se ku e ka hallin ai katunar! Ai ka hallin se e ka lene gruaja se po te ishte se i dhemb barku per fmine "e dhunuar" nuk kishte toleru 9 vjet!!!! Edhe dhunimi qe 9 vjet te fmise dhe "ka ik gruja" nuk shkon!!!!

Shto koment

Denonco