Ekstradohet nga Greqia i dënuari për vrasje. Emri

Ekstradohet nga Greqia i dënuari për vrasje. Emri

14:19, 15/12/2018
A+ Aa A-

Eshtë ekstraduar nga Greqi një përson i cili ishte dënuar nga Gjykatat shqipotare me 16 vjet brug,

Ai është Bardhok Frroku i dëenuar me 16 vjet brug për vrasje me paramendim dhe armëmabjatje pa leje.

Ja njoftimi i plotë i interpol Tirana:

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 16 vite burg për vrasje.

Nga Specialistët e Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Bardhok Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë.
Shtetasi Bardhok Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë e ka dënuar me 16 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake  dhe  e municionit", parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur  arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco