VIDEO/ Kapen 4 mina me telekomadë, arrestohet në Lezhë elbasanlliu

VIDEO/ Kapen 4 mina me telekomadë, arrestohet në Lezhë elbasanlliu

10:25, 15/12/2018
A+ Aa A-

Janë sekuestruar gjatë ditës së sotme 4 mina me telekomandë dhe është arrestuar një person.

Gjatë aksionit policor në Lezhë është sekuestruar edhe 13 grame heroinë.

Në pranga ka rënë A.N. 52 vjeçar nga Elbasani  I denuar më parë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni " Trotyl", i ndjekur me metoda proaktive

Sekuestrohen 4 mina me telekomandë si dhe rreth 130 gram lëndë narkotike e fortë Heroinë
 
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre
 
Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur  me metoda proaktive disa ditore , u finalizua me sukses operacioni i koduar " Trotyl",  duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë.
 
Si rezultat i këtij operacioni, u  arrestua  në flagrancë shtetasi : 
 
-  A.N.  52 vjeç,  banues në  Elbasan ( i dënuar më parë ).
 
Në qytet Lezhë, u kap me  çantën sportive,  brenda së cilës kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe  një sasi prej 130 gram lënde e dyshuar  narkotike e fortë Heroinë.
 
Veprat penale në ngarkim të tij " Trafikim i lëndëve plasëse " dhe " Prodhim e shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga  nenet 282/a dhe 283 të  Kodit Penal.
 
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë  për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco