Arrestohet i shpalluri në kërkim, pjesë e ‘Vol -Vo 4’. Ja emri

Arrestohet i shpalluri në kërkim, pjesë e ‘Vol -Vo 4’. Ja emri

14:51, 14/12/2018
A+ Aa A-

Eshtë arrestuar një përson i cili ishte pjesë e grupit të madh të dosjes Vol –Vo 4.

Një tjetër person u arrestua në kuadër të operacionit ‘Vol-Vo 4’, i cili ishte shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasin Emanuel Gjura, 32 vjeç, banues në Lezhë.

Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal” “Falsifikim i dokumenteve” “Falsifikim i vulave, stampave dhe i formularëve”,”Shpërdorim i tokës” parashikuar nga nenet 248, 333/a, 334, 186, 190 dhe 199 të Kodit Penal.

Ky shtetas, dyshohet i implikuar në grupin e strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik, të goditur në operacionin VOL- VO, në tetor 2018.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco