Kapet me armë pa leje, arrestohet 33 vjeçari në Përmet

Kapet me armë pa leje, arrestohet 33 vjeçari në Përmet

12:45, 14/12/2018
A+ Aa A-

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Përmetit, pasi u kap me një armë zjarri, pushkë pa leje.

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën rrurale Piskovë – Pagri, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i rrugës së Frashërit”, policia i ka gjetur 33-vjeçarit me inicialet D.M një armë zjarri pushkë e cila iu gjet në çantën e tij.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:  D. M, 33 vjeç, banues në Gjirokastër.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën rrurale Piskovë – Pagri, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i rrugës së Frashërit”, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, i’u gjet e sekuastrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme, neni 278 i Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco