Thikë gjatë sherrit 28-vjeçarit, arrestohet autori

Thikë gjatë sherrit 28-vjeçarit, arrestohet autori

10:07, 14/12/2018
A+ Aa A-

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë, për "plagosje të rëndë me dashje” dhe “prodhim, mbajtje,blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta”. 

Personi është me inicialet E.K., banues në Burrel. 27-vjeçari mësohet se tek “Kryqëzimi i Koliqit” ka goditur me thikë gjatë një konflikti personin me inicialet M.I., 28 vjeç. Ky i fundit ndodhet momentalisht në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco