Athinë: Detajet e një krimi mafioz, ekzekutohet shqiptari. Emri

Athinë: Detajet e një krimi mafioz, ekzekutohet shqiptari. Emri

09:31, 13/12/2018
A+ Aa A-

Një shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqinë fqinje.

Ai u ekzekutua me një plumb në kokë, rreth orës 22:40, gjatë kohës që ndodhej i ulur në një prej kafeneve të kryeqytetit grek në lagjen Omonia.

Viktima është Lulzim Qorri, 44 vjeç, nga Fieri, shkruan abc news.

Autorët e kësaj ngjarje nuk dihen ende, ndërkohë autoritetet atje dyshojnë se vrasja mund të lidhet me larje hesapesh. Megjithatë hetimet pritet të japin më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.

Dy vjet më parë, Qorri ishte arrestuar në Shqipëri për trafik droge. Ai ishte pjesë e grupit të Jurgen Mollës.

“Në datat 6 dhe 7 korrik në Shqipëri janë ekzekutuar urdhër-arrestet për 7 persona. Në pranga kanë rënë shtetasit: Jurgen Molla, Shyqyri Kotorri, Anesti Koromani, Nuredin Hazeraj, Lulzim Qorri, Denis Sinametaj dhe Blerim Ukimeraj. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim”, lajmëronte policia.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco