FOTO/ Dyshimet për motivet dhe autorët e vrasjes së shqiptarit në Athinë

FOTO/ Dyshimet për motivet dhe autorët e vrasjes së shqiptarit në Athinë

23:23, 12/12/2018
A+ Aa A-

Pas vrasjes së një shqiptari tjetër sot në Athinë, dalin të dhënat e para për rrethanat dhe motivet e këtij krimi.

Nga këto të dhëna paraprake, mësohet se Policia e cila mbërriti në vendngjarje brenda disa minutash, ka raportuar se bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave të prostitucionit dhe drogës, që operojnë në zonë.

Ndërsa sipas dëshmitarëve okularë, mësohet se viktima ndodhej në një automjet, ndërsa u qëllua nga dy persona që ishin me motoçikletë dhe mbanin kaska në kokë. Viktima ishte qëlluar me breshëri automatiku, duke marrë plumba në kokë e në gjoks dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Personi për të cilin autoritetet thonë se është shqiptar, është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Kritis” pranë sheshit Omonia në kryeqytetin grek, Athinë.

Rruga “Kritis” njihet si një nga zonat më famëkeqe të kryeqytetit grek, ndërsa policia e Athinës nuk ka dhënë ende detaje mbi identitetin dhe moshën e viktimës së mbrëmjes së sotme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco