Arrestohet shqiptari si kreu i trafikut të drogës në Reggio Emilia. Emri

Arrestohet shqiptari si kreu i trafikut të drogës në Reggio Emilia. Emri

20:13, 12/12/2018
A+ Aa A-

Policia italiane gjatë një operacioni të gjerë në zonën e Reggio Emilia, duke shkatërruar një organizatë të tregtarëve të drogës.

Nga 27 urdhër-arreste të lëshuara, 19 janë në masën e sigurisë "arrest me burg".

Gjatë hetimeve në kuadër të operacionit "Rexit", janë arrestuar në flagrancë 34 persona, ndërsa janë konfiskuar sasi të mëdha droge, 9 kg heroinë, 2 kg kokainë, 3 kg hashash, 1 kilogram marihuanë dhe 119 bimë marihuane.

"Ansa" shkruan se në krye të strukturës piramidale ishte 41-vjeçari shqiptar Banush Hysi.

Ai jetonte në një ndërtesë që u dogj natën e së dielës duke shkaktuar dy të vdekur dhe 38 persona të asfiksuar nga tymi, duke përfshirë edhe shqiptarin dhe familjen e tij.

Pas largimit nga spitali një ditë pas ngjarjes, ai përfundoi në pranga gjatë natës.

Hetuesit janë duke hetuar nëse në bodrumin e ndërtesës së djegur, ka prani të lëndëve narkotike.

Sipas hetuesve, Hysi ka qarkulluar disa kg heroinë në të gjithë qytetin.

Ai konsiderohet si "kreu" i grupit i shoqëruar me dy asistentë që kanë furnizuar zinxhirin e shitjes së lëndëve narkotike në zonë deri tek shitësit e rrugës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco