Qytetarë të Tiranës, studentët kanë një thirrje për të gjithë ju

Qytetarë të Tiranës, studentët kanë një thirrje për të gjithë ju

21:29, 11/12/2018
A+ Aa A-

Studentët vijojnë protestën e tyre maratonë që prej orës 8 të mëngjesit të sotëm, ku nga fakultetet përkatëse u drejtuan për tek Ministria e Arsimit ku qëndruan deri në orën 16:00, kohë kjo kur skadoi ultimatumi i dhënë ndaj kryeministrit Rama.

Ndërsa pas përfundimit të ultimatumit u ndanë në 3 grupe, ku një pjesë qëndroi tek Ministria e Arsimit, një pjesë bllokoi qarkullimin tek Zogu i Zi dhe një grup u zhvendosën para Kryeministrisë, tanimë kanë vendosur të qëndrojnë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve tu bashkohen kauzës së tyre, si dhe kanë kërkuar ushqime dhe batanije, pasi do ta gdhinë para zyrës së kreut të qeverisë. Po ashtu ata shprehen se nuk pranojnë që të paguajnë tarifa për shkak të krizës së qeverisë.

Studentët vijojnë të qëndrojnë në bulevard, ndërsa bëjnë thirrje për plotësimin e kërkesave të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco