Prokuroria hetime edhe për skandalin 12 milionë eurosh, nxitim për t’ia faturuar përgjegjësinë Avdiolit

Prokuroria hetime edhe për skandalin 12 milionë eurosh, nxitim për t’ia faturuar përgjegjësinë Avdiolit

19:07, 11/12/2018
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet edhe për skandalin tjetër të kompanisë DH Albania, atë të linjës 220 kilovolt Burrel – Peshkopi me vlerë 12 milionë euro. Me gjithë informacionet “për vënien në lëvizje” të organit të akuzës, gjasat janë që ky nxitim ti shërbejë kanalizimit të hetimeve në një drejtim, të të faturuarit të përgjegjësisë përfaqësuesit të DH Albania në Shqipëri, Avdiol Dobi, për të shpëtuar “shefat” e tij, Damian Gjiknuri dhe Edi Rama.

Edhe këtë tender, ashtu si atë të ndërtimit të mbikalimit te sheshi Shqiponja, si pjesë e lotit të parë të Unazës së Madhe, DH Albania e ka fituar përmes dokumenteve të falsifikuara.

Burime të Prokurorisë thanë se dy dosjet, e Unazës së Madhe me atë të OST, janë bashkuar. Akuzat për të cilat po hetohet janë shpërdorimi i detyrës, falsifikimi i dokumenteve dhe shkelja e barazisë në tendera.

Drejt OST dhe Ministrisë së Energjetikës, Prokuroria do të dërgojë kërkesat për  vënien në dispozicion të të gjithë procedurës së tenderimit.

Hetimet e deritanishme të kryera, sa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe në Shqipëri kanë nxjerrë në pah falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe të bilanceve nga kompania DH Albania, me përfaqësues ish-recepsionistin e një spitali privat, Avdiol Dobi.

Dokumentet e falsifikuara janë një certifikatë e Sekretarit të Shtetit të Delaëare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kompania nuk ka detyrime fiskale, bilanci i kompanisë dhe regjistrimi i saj.

Ashtu si për tenderin 18 milionë euro të lotit të parë të Unazës së Madhe, edhe dokumentet e tenderit, 12 milionë euro të paraqitura nga DH Albania në OST, janë objekt hetimi edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku falsifikimi i certifikatës së Sekretarit të Shtetit është një vepër federale.

DH Albania në QKB rezulton që nuk ka administrator, por vetëm përfaqësues ligjor, Avdjol Dobi, i cili mund të thirret për t’u pyetur për këto çështje në ditët në vijim. Grupi hetimor është në pritje të informacioneve të kërkuara nga OST, Autoriteti Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës në lidhje me procedurat e tenderimit. Vetë OST njoftoi të hënën se e kishte anuluar tenderin, sapo ishte vënë në dijeni me dyshimet që kompania DH Albania kishte falsifikuar dokumentet.

Pjesë e hetimit, për sa i përket Unazës së Madhe, janë bërë të tre lotët, siç njoftoi vetë Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Nga verifikimi paraprak i prokurorëve ka dyshime se DH Albania ka kryer një zinxhir falsifikimesh. Kompania rezulton se nuk ka eksperiencë në ndërtimin e veprave të tilla pasi është themeluar dy muaj para zhvillimit të tenderit dhe jo në vitin 1998 siç ka paraqitur në dokumentet e falsifikuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ismeti11/12/2018 19:36

Ore kush i hanë këto se nuk qenka në dijeni Edi Rama e Damian Gjiknuri ato janë që kanë ideuar dhe krijuar këto kompani fantazmë prandaj këto duhen hetuar

Shto koment

Denonco