Plagosi fqinjin në Elbasan, shpallet në kërkim autori i ngjarjes

Plagosi fqinjin në Elbasan, shpallet në kërkim autori i ngjarjes

18:43, 05/12/2018
A+ Aa A-

Një 36-vjeçar është therur me thikë nga fqinji i tij. Ngjarja ka ndodhur sot Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur sot në Elbasan dhe sherri mes tyre  përfundoi në përdorimin e thikës, por fatmirësisht gjendja e të plagosurit është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes  me mjetë prerës (thikë) të 36-vjeçarit. Më datë 05. 12. 2018, rreth  orës  16:50, në lagjen ‘Shënkoll’,  Elbasan, shtetasi L. L.,  për motive të dobëta ka  plagosur me mjet prerës   thikë fqinjin e tij shtetasin A. Sh., 36 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, i cili është transportua në Spitalin  e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco