Ish-bashkëshortja e Kacifas shpërfill Prokurorinë shqiptare, ja eksperimenti që pritet të bëhet

Ish-bashkëshortja e Kacifas shpërfill Prokurorinë shqiptare, ja eksperimenti që pritet të bëhet

16:38, 05/12/2018
A+ Aa A-

Ish-bashkëshortja e Konstandinos Kacifas ka refuzuar të shkojë e të japë deklaratën e saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Buriem nga ky organ akuze, bëjnë të ditur se ish-bashkëshortja e të vrarit në Bularat, me të cilin ka dhe një vajzë 10-vjeçare, ka refuzuar t’i përgjigjet dy fletëthirrjeve të dërguara prej prokurorit Njazi Seferi.

Ndërkohë, për sa i takon hetimeve të deritanishme për ngjarjen e ndodhur në Bularat, mësohet se Krimet e Rënda janë përgjigjur se çështja është ende në proces. Ata janë në pritje të akt-ekspertimeve të laboratorit të policisë shkencore.

Nga ana tjetër, grupi hetimor, jo zyrtarisht ka konfirmuar se mund të bëhet dhe një eksperiment në vendin ku mbeti i vrarë Kacifas. Përmes kësaj forme, pritet të shihet nëse është respektuar ligji në momentin e ekzekutimit të tij. Qëllimi i këtij eksperimenti është për të parë se sa rrezikohej jeta e policëve në momentin e vrasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco