Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

FOTO/ Vrasja e 18-vjeçarit shqiptar në Greqi, detajet e reja, rrëfehet autori

FOTO/ Vrasja e 18-vjeçarit shqiptar në Greqi, detajet e reja, rrëfehet autori

16:30, 05/12/2018
A+ Aa A-

Detajet të reja janë zbardhur pas vrasjes së 18-vjeçarit natën e kaluar, në Kavala të Greqisë.

Mësohet se është arrestuar vrasësi is shqiptarit. Ai është një bashkëmoshatar dhe shok i viktimës dhe ka pohuar se është shqiptar.

Nga ët dhënat paraprake, mësohet se autori i dyshuar ka pranuar dhe pohuar krimin. Sipas rrëfimit të tij, mësohet se vrasja ka ndodhur gabimisht.

Viktima dhe autori kanë qenë shokë të vjetër dhe pasi janë larguar nga  një kafe, janë zënë mes tyre për motive që ende nuk bëhen të ditura. Autori ka thënë se nuk donte t’a vriste Mariosin, por në konflikt e sipër e ka qëlluar gabimisht.

I riu 18-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në orët e vona të ditës së martë në Kavalla të Greqisë. Nga ekspertiza mësohet se ai ka marrë një plagë vdekjeprurëse në kraharor.

Bëhet e ditur se 18-vjeçari shqiptar quhet Marios Isa nga Leskoviku.

Dyshimet e para janë për një sherr për çështje trafiku, por policia nuk ka dale ende me një përfundim zyrtar.

Sipas raportimeve të mediave greke ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00, shqiptari mbante në dorë një kartëmonedhë 50 euro. I riu shqiptar është qëlluar me dy plumba, ndërkohë që është gjetur i mbuluar me gjak në afërsi të banesës së tij në lagjen prapa Tregut Komunal të qytetit.

Prindërit janë marrë në pyetje, ndërsa 18-vjeçari jetonte prej vitesh në Greqi, aty ku kishte mbaruar edhe shkollën.

Mësohet se varrimi i shqiptarit, do të bëhet të premten në Kavala.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco