FOTO/ Ja kush është 18 vjeçari i vrarë në Greqi

FOTO/ Ja kush është 18 vjeçari i vrarë në Greqi

12:57, 05/12/2018
A+ Aa A-

Një 18-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e kaluar në Kavalla të Greqisë. Bëhet e ditur se 18 vjeçari shqiptar quhet Marios Isa nga Leskoviku.

Dyshimet e para janë për një sherr për çështje droge, por policia nuk ka dale ende me një përfundim zyrtar.

Sipas raportimeve të mediave greke ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00, shqiptari mbante në dorë një kartomonedhe 50 euro. I riu shqiptar është qëlluar me dy plumba, ndërkohë që është gjetur i mbuluar me gjak në afërsi të banesës së tij në lagjen prapa Tregut Komunal të qytetit.

Prindërit janë marrë në pyetje, ndërsa 18-vjeçari jetonte prej vitesh në Greqi, aty ku kishte mbaruar edhe shkollën.

Pak ditë më parë një tjetër shqiptar u vra në Korfuz. Petrit Zifle u ekzekutua nga një anëtar i Agimit të Artë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco