Mbyllet keq pazari i makinës, kapet mashtruesi nga Vlora

Mbyllet keq pazari i makinës, kapet mashtruesi nga Vlora

09:32, 05/12/2018
A+ Aa A-

Një pazar për blerjen makine në Vlorë verën e kaluar ka përfunduar keq për dy për persona: për blerësin që humbi 1500 euro dhe për shitësin e makinës, që përfundoi në pranga sot si mashtrues.

Ky i fundit, një 34-vjeçar me banim në këtë qytet, ishte dënuar edhe më parë prodhim dhe shitje droge.

Mashtruesi me iniciale R.A, që sapo u arrestua, ishte në kërkim, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me tetë muaj burgim, pas një kallëzimi nga K.K më datë 27 korrik 2017.

Mashtruesi  i kishte marrë 1500 euro në këmbim të një automjeti, por si përfundim, nuk i kishte dhënë makinën dhe as ia kishte kthyer paratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco