1000 ekstremistë grekë gati për në përkujtimoren e Kaçifas, rreshtohen autobuzët në Greqi

1000 ekstremistë grekë gati për në përkujtimoren e Kaçifas, rreshtohen autobuzët në Greqi

08:27, 05/12/2018
A+ Aa A-

Njëmijë ekstremistë grekë priten të vijnë në përkujtimoren e minoritarit grek Kostandinos Kaçifa në Shqipëri këtë të shtunë. E ashtuquajtura Shoqata e Epirit të Veriut nga Athina dhe Selaniku ka vendosur autobuzë në dispozicion për transportin e qytetarëve grekë që do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore të vdekjes së Kostandinos Kaçifës në Bularat të Gjirokastrës. Po ashtu, shumë të tjerë do të nisen me makina private, njoftojnë mediat greke për të 40-t e tij. Kaçifa u vra nga forcat RENEA në 28 tetor 2018, pasi qëllonte me armë.

Të paktën 1000 persona, shkruan media greke, duke cituar përfaqësues të Epirit të Veriut, pritet të marrin pjesë në përkujtimin e Kostandinos Kaçifës, që do të zhvillohet në fshatin e tij të lindjes në Bularat, në Shqipëri, të shtunën më 8 dhjetor në orën 11:00.

Disa prej pjesëmarrësve do të arrijnë në Bularat nga pjesë të ndryshme të Greqisë, pasi shoqatat e Epirit kanë vënë autobuzë në dispozicion, përveç atyre që do të nisen me makinat e tyre private.

Në këtë përkujtimore, tha Nikos Kaçikas, Presidenti i Shoqatës “Agios Athanasios”, do të marrin pjesë më pak njerëz sesa në funeral, por sërish interesi në botë është mjaft i lartë.

Nga Athina janë rezervuar deri në 4-5 autobuzë, në varësi të numrit të pjesëmarrësve deri në orët e fundit para nisjes. Autobuzët do të nisen nga Athina për në Bularat, mbrëmjen e së premtes. Kujtojmë se për funeralin e Kaçifës, nga Athina qenë nisur 9 autobuzë.

Po ashtu, një ose dy autobuzë do të nisen nga Selaniku.

Por, mediat greke shkruajnë se mbetet shqetësim se si do të veprohet me 60 grekë, të cilët qeveria shqiptare i ka shpallur “persona non grata” të padëshiruar në territorin e saj. Shumë prej tyre edhe nuk e dinë se janë në listën e Policisë shqiptare dhe rrezikojnë të shkaktojnë tensione në kufi./ar.sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco