Rënia e gurëve rrezikojnë kalimi në aksin Lezhë – Rubik, 'kërcënohen' edhe disa banesa

Rënia e gurëve rrezikojnë kalimi në aksin Lezhë – Rubik, 'kërcënohen' edhe disa banesa

23:48, 04/12/2018
A+ Aa A-

Qytetarët që kalojnë në aksin rrugor Lezhë – Rubik në afërsi të fshatit  Pllanë, po ju rrezikohet jeta. Shkak për këtë janë bërë rrëshqitjet e vazhdueshme e gurëve, të cilat bien në çdo orë të ditës. Rrëshqitja e gurëve rrezikon edhe disa banesa. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga ana e banorëve, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për sistemimin e kësaj zone.

Gurë të përmasave të mëdha kanë rënë nga shpati i malit në rrugë, duke bllokuar njërin kah të lëvizjes. Ndërsa të tjerë, rrezikojnë të bien.

Gurët në rrugë kanë rënë prej më shumë se 10 ditësh dhe askush nuk ka marrë masa për largimin e tyre. Kalimtarët thonë se rreziku është i dukshëm, pasi shumë shkëmbinj janë shkëputur dhe shumë të tjerë kanë tendencën për të rënë. Ata kërkojnë që të merren masa për frenimin e këtij fenomeni mjaft shqetësues për jetën e tyre.

Fenomeni i rrëshqitjes së gurëve rrezikon dhe shumë banesa që ndodhen pranë rrugës kryesore, ndaj dhe apelohet për ndërhyrje.

Bashkia Lezhë bën me dije se kjo rrugë është në vartësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe si e tillë ky dikaster tashmë duhet të kishte marrë masa për largimin e gurëve nga rruga, por edhe për të frenuar fenomenin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco