FOTO/ Ja kush është shqiptari që u vra nga ekstremisti grek

FOTO/ Ja kush është shqiptari që u vra nga ekstremisti grek

21:20, 04/12/2018
A+ Aa A-

Zbulohet fotoja e 63-vjeçarit shqiptar Petrit Zifle i cili u vra nga arma e një ekstremisti grek në Lefkimi të Korfuzit, por lajmi u bë i ditur vetëm pasi arrestimit të kriminelit nga policia. Fotoja e viktimës u publikua në emisionin “Dritare me Rudinën” mbrëmjen e sotme në News24.

Petrit Zifle ishte një shqiptar nga Berati që prej vitesh kishte vendosur të jetonte dhe punonte në një fshat të Korfuzit, për t’i qëndruar pranë së bijës.

Po çfarë ndodhi më 25 nëntor në Lefkimi?

63-vjeçari doli të dielën paradite nga shtëpia dhe nuk u kthye më, ndërsa telefoni I tij ishte fikur. Orët kaluan dhe të afërmit u alarmuan për mungesën e tij. Në këto kushte njoftuan policinë, e cila filloi kërkimet. Pas më se 24 orësh trupi i Petrit Zifles u gjet i pajetë në një rrugë jashtë fshatit. Ai kishte plagë të armës së zjarrit, por në vendin e ngjarjes nuk kishte shenja gjaku, gjë që sipas policisë lë të kuptohet se vrasësi e kishte zhvendosur trupin nga vendi i krimit.

Pas kësaj u deshën 5 ditë që policia të kapte vrasësin, që njihej në fshat si një njeri agresiv. Sipas medias dhe banorëve të fshatit 44-vjeçari nga i njëjti fshat, rezulton të jetë anëtar i Agimit të Arte në Lefkimi, madje dhe mbikëqyrës i kësaj partie ne ditën e zgjedhjeve. Është aq ekstremist sa qe në shpatullën e tij ka bërë tatuazh një kryq të thyer nazist. Ai e pranoi krimin, dhe ka rrëfyer versionin e tij për atë ndodhi të dielën në Lefkimi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco