FOTO/ Aksidenti tragjik me dy viktima, policia jep detajet, ndalohet shoferi. Emrat

FOTO/ Aksidenti tragjik me dy viktima, policia jep detajet, ndalohet shoferi. Emrat

19:11, 04/12/2018
A+ Aa A-

Policia jep detajet e para për aksidentin e sotëm në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Pocestë, ku një çift bashkëshortësh janë përplasur nga një automjet.

Si pasojë e përplasjes, bashkëshortët kanë mbetur të plagosur rëndë. Ata janë transportuar me urgjencë në spital, ku edhe kanë ndërruar jetë.

Çifti i bashkëshortëve, Saimir Shaholli 70 vjeç dhe Vjollca Shaholli 63 vjeçe, banues në fshatin Voskop të Korçës, kanë humbur jetën. Polici bën me dije se një automjet ka aksidentuar burrë dhe grua, të cilin po kalonin rrugën. 

Njoftimi i Policisë

Më datë 04. 12. 2018, në orën 17:26, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë – Maliq, në afërsi të fshatit Pocestë, shtetasi S. N., 63 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar 2 shtetas, (një burrë dhe një grua) kalimtarë në rrugë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Korçës ku kanë ndërruar jetë” sqaron policia.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco