Përdhunoi 16 vjeçaren, arrestohet në Krujë 26 vjeçari

Përdhunoi 16 vjeçaren, arrestohet në Krujë 26 vjeçari

13:24, 04/12/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Krujë. Një rast përdhunimi ka ndodhur, ndërsa në prangat e policisë është vendosur një 26-vjeçar.

Shtetasi me inicialet  G.Rr. 26 vjeç,  dyshohet se ka kryer marrëdhënie me dhunë me një vajzë të mitur 16-vjeçare.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin G.Rr. 26 vjeç, banues në Krujë.

Shtetasi i mësipërm dyshohet se ka kryer mardhënie seksuale me dhunë me të miturën K.L. 16 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale

“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” parashikuar në nenin 101/1 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco