Zjarri në Astir/ Si u shpëtua vajza e vogël, dy banorë në spital

Zjarri në Astir/ Si u shpëtua vajza e vogël, dy banorë në spital

22:57, 02/12/2018
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë pas zjarrit të rënë në panelin elektrit të një pallati në rrugën ‘Teodor Keko’ në kryeqytet.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ndonëse zjarri është fikur nga forcat zjarrfikëse, për shkak të tymit të madh janë asfiksuar dy të moshuar të cilët po marrin ndihmën e parë nga mjekët.

Mësohet se është shpëtuar edhe një vajzë e vogël,  jeta e saj ka qenë në rrezik.

Policia dhe zjarrfikësit evakuuan të gjithë banorët e pallati.

Mësohet se për shkak të tymit të madh, disa banorë kanë dalë nëpër ballkone e disa të tjerë janë ngjitur në tarracë, ndërsa akuzojnë firmën e ndërtimit.

Ata shprehen se është hera e dytë që ka rënë zjarr në këto pallate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco