VIDEO/ Fakte të reja për vrasjen e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj në Greqi

VIDEO/ Fakte të reja për vrasjen e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj në Greqi

22:09, 02/12/2018
A+ Aa A-

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaj, njëherësh autor i dokumentarit investigativ, ‘Drejtësi për Pëllumbin’, u shpreh se ka fakte të reja që vërtetojnë se Pëllumb Marnikollaj, është vrarë në komisariatin e policisë greke.

Sipas tij, Prokuroria tani ka ndryshuar pistë hetimi dhe po heton atë të vrasjes me paramendim, e për këtë babai i të ndjerit është thirrur nga autoritetet greke para disa ditësh.

 ‘Faktet janë të reja. Ka fakte se nga vetëvrasje, që u tha më herët, prokuroria po heton vrasje me paramendim. Unë po e konfirmoj për Fax News, se babai i viktimës është thirrur nga autoritetet greke’, – tha Kalaja.

Më tej ai tha: ‘Qëllimi i dokumentarit tim, është që të ndalen rastet e vrasjes së shqiptarëve në Greqi si krerë Bashkish. Ata kanë shkuar për të punuar e për një jetë më të mirë. Nëse kanë bërë një krim atëherë le të trajtohen sipas ligjit.

Është për tu përgëzuar babai i Pëllumb Marnikollajt, i cili po bën gjithçka për vendosjen e drejtësisë. Këtë jo shumë persona e kanë bërë, por ai ka bërë edhe betim tek varri i të birit, se do t’i shkojë deri në fund vendosjes së drejtësisë.’

Në vijim ai shtoi se: ‘Komiteti grek i Helsinkit para pak ditësh ka dalë në një reagim ku ka dënuar vrasjen e tij’.

Në përfundim ai u betua se rasti në fjalë ku është investuar edhe ai vetë, do të zbardhet.

‘Ju jap fjalën se ky rast do të zbardhet’, tha Kalaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco