Prangoset i dënuari, do dërgohet në Itali. Ja emri

Prangoset i dënuari, do dërgohet në Itali. Ja emri

11:49, 02/12/2018
A+ Aa A-

Policia shqiptare ka arrestuar ditën e sotëm, një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Uniformat blu kanë vënë në pranga 29 vjeçarin, Bledar Zefi, i cili ëhstë dënuar nga gjykata Italiane me 10 vite burg për veprën penale ‘Vjedhje me armë’.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3 në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

- Bledar Zefi, 29 vjeç, banues ne Tiranë.

Gjykata e Genovës/Itali e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal” parashikuar nga nenet 61, 110, 624 dhe 625 të Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco