Kapet trafikantja italiane në Durrës, ja sa vjet burg rrezikon në Shqipëri

Kapet trafikantja italiane në Durrës, ja sa vjet burg rrezikon në Shqipëri

22:22, 01/12/2018
A+ Aa A-

Rastet e ndalimeve për trafiqe të ndryshme nuk mungojnë në njoftimet e Policisë shqiptare. Por një rast i veçantë vjen nga Durrësi, kur e ndaluara më e fundit, është një femër italiane, e cila akuzohet për trafik automjetesh të vjedhura në Shqipëri.

Rasti konfirmohet nga Policia Vendore e Durrësit e cila saktëson se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për shtetasen italiane G. M., 39 vjeçe, banuese në Itali, për veprën penale parashikuar nga neni 141/a Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës – Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 30. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për shtetasen italiane G. M., vjeçe 39, banuese në Itali, për veprën penale parashikuar nga neni 141/a Kodit Penal.

Neni 141/a

Trafikimi i mjeteve motorike

(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24. 01. 2001)

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin, i mjeteve motorike të vjedhura, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco