Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Arrestohet marokeni, 10 vite më parë përdhunoi në grup shqiptaren

Arrestohet marokeni, 10 vite më parë përdhunoi në grup shqiptaren

17:33, 01/12/2018
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar 32-vjeçarin, Abdrerrhamane Moussaid, nga  Maroku. Ai akuzohet si përgjegjës për përdhunimin e një shqiptareje, 10 vite më parë.

Mediat italiane shkruajnë se ai nën posedimin e një pasaportë marokene, është kapur në flagrancë teksa vizitonte zonën “Schengen” për motive turistike, ndërsa  në shtetin italian rezultonte i dënuar me të paktën 5 vite, 8 muaj dhe 6 ditë burg. Dënimi ishte marrë në vitin  2012 për akuzën e përdhunimit në grup dhe rrëmbimit, nga vetë marokeni në 18 dhjetor para 10 vitesh në dëm të një shqiptare.

Vajza, në dëshminë e saj për atë natë deklaroi tha se ishte afruar me një mashkull të huaj, ndaj të cilit kishte një tërheqje seksuale. Ndërsa 32-vjeçari, në atë kohë pasi e mori në makinë, doli me një justifikim dhe papritur hapi bagazhin. Brenda bagazhit ishte fshehur një mashkull i dytë i huaj dhe të dy së bashku detyruan viktimën të kryejë marrëdhënie seksuale.

Pas dhunës, të dy burrat plaçkitën vajzën duke i marrë edhe disa sende, duke përfshirë unazën e dasmës, dhe më pas u arratisën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco