Prangoset i riu shqiptar me 1 kg kokainë brenda tullumbaceve, ja edhe sa euro ju bllokuan

Prangoset i riu shqiptar me 1 kg kokainë brenda tullumbaceve, ja edhe sa euro ju bllokuan

16:53, 01/12/2018
A+ Aa A-

Një shqiptar është arrestuar nga Policia italiane. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ai kishte 1 kg kokainë të pastër të fshehur brenda disa tullumbaceve.

Dyshimet për shqiptarin, me iniciale M. S. mosha e të cilit ende nuk dihet, nisën pasi ai shihej brenda makinave të ndryshme ku edhe takonte njerëz të ndryshëm. Këto takime të shkurtra i kishin rënë në sy policisë italiane dhe në momentin e kontrollit atij iu gjet një shumë e madhe parash me vete.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij, kokaina e pastër u gjet e paketuar në qese plastike të vendosura brenda tullumbaceve. Përveç drogës shqiptarit iu gjetën edhe 4750 euro para të thata, të cilat dyshohet se vinin nga aktiviteti i paligjshëm dhe 3600 euro të tjera, në monedha metalike.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco