Gazetarja: ‘Në Rilindje jo vetëm zhdukesh, por të deklarojnë se je zhdukur me dëshirë…’

Gazetarja: ‘Në Rilindje jo vetëm zhdukesh, por të deklarojnë se je zhdukur me dëshirë…’

15:18, 01/12/2018
A+ Aa A-

Policia e Shtetit reagoi të shtunën pas emisionit tronditës “Top Story” ku flitet për 80 të zhdukur në Vlorë në tre vite për shkak të luftës mes bandave të drogës. Policia thotë se janë vetëm 23 persona, që nuk janë zhdukur, por janë larguar me dëshirë nga banesat.

“Nisur nga transmetimi në TV Top Channel i një reportazhi, ku flitet për rreth 80 persona të zhdukur në vitet e fundit, një numër i cituar edhe nga foltorja e PD-së ditën e djeshme, Prokuroria dhe Policia e Vlorës sqarojnë opinionin publik se:

Në 3 vitet e fundit rezulton se numri total i personave të larguar nga banesa është 23.

në 2016 – 4 shtetas të larguar

në 2017 – 6 shtetas të larguar

në 2018 – 13 shtetas të larguar

Shumë prej këtyre personave janë larguar me dëshirë nga banesa, por dhe janë rikthyer,” thuhet në reagim.

Por gazetarja investigative, Lindita Çela, thotë se ka shkresa zyrtare për këtë shifër. Madje ajo thotë se në telefonin e saj janë bërë denoncime për shumë më tepër të zhdukur.

“Mund të them se statistikat janë zyrtare, jo vetëm e konfirmuar me zë dhe me figurë, por disponoj shkresa zyrtare ku numri i të zhdukurve është 80, ndërkohë që dëshmitë e personave janë fakte të pakontestueshme që policia dhe prokuroria nuk ka hetuar rrethanat. Pas publikimit të historive, në telefonin tim më shkruajnë njerëz për zhdukje të të afërmve të tyre, që janë marrë dhe ato me transportin e lëndëve narkotike në Itali… dhe denoncimet e fundit nuk janë ato që unë kam në shkresa apo të përmendura në dokumentar…”, thotë Çela.

“Në Rilindje, jo vetëm zhdukesh, por të deklarojnë se je zhdukur me dëshirë…”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz01/12/2018 18:45

Ne Vlore nuk zhduken vetem qytetaret e thjeshte, ne Vlore eshte zhdukur edhe drejtori policise, eshte zhdukur edhe agron geron xhafaj, u zhduk edhe saje qorri me habilajt dhe ne fund do zhduket edhe edvin kristaq droga sigurisht me deshiren e popullit per te perfunduar te gjith keta ne koshin e plehrave te pariciklueshme.

gramoz01/12/2018 18:38

Ne Vlore nuk zhduken vetem qytetaret e thjeshte, por eshte zhdukur drejtori policise se Vlores, eshte zhdukur edhe agron geron xhafaj dhe nje dite do zhduket edhe edvin kristaq kokaina, sigurisht me deshiren e popullit per te perfunduar ne koshin e plehrave.

Shto koment

Denonco