Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

VIDEO/ Kapet një hajdut në Shijak, tjetri shpallet në kërkim. Emri

VIDEO/ Kapet një hajdut në Shijak, tjetri shpallet në kërkim. Emri

12:22, 01/12/2018
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjeter të akuzuar për disa vjedhje në zonën e Shijakut.

Forcat blu bëjnë me dije se janë dokumentuar të paktën 12 vjedhje banesash.
 
Ja njoftimi i plotë i policisë:
 
Finalizohet me suksese operacioni i koduar "Alfa".
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar një shtetas dhe shpallur në kërkim një tjetër, të cilët kanë ushtruar aktivitetin kriminal të vjedhjes me  thyerje të banesave kryesisht në qytetin e Shijakut dhe gjithashtu kanë kanosur me  armë një shtetas të mitur.
 
Dokumentohen 12 vjedhje banesash.
Sekuestrohen një automjet, vlera monetare si dhe mjetet e kryerjes së veprimtarisë kriminale si: doreza, kaçavida dhe pinca.
 
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës , pas informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar operacionin e koduar " Alfa".
Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
 
• Frederik Shkambi 20 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale" Vjedhja e kryer në bashkëpunim " dhe" Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik".
 
Shtetasi i mësipërm ishte edhe person i shapllur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e  sigurisë  "Arrest  me burg" për veprën penale "Vjedhje  me dhunë e kryer në bashkëpunim" parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.
 
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit  Z.N. 26 vjeç, banues në Shkodër.
 
Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri - tjetrin  dyshohen si autorë të 12 vjedhje banesash me thyerje në territorin e Komisariatit të Policisë Shijak, konkretisht:
 
Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me  thyerje banesën e shtetasit S.M.
 
Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me  thyerje banesën e shtetasit H.B.
 
Më datë 11.10.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit K.D. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.
 
Më datë 10.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit M.M. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.
 
Më datë 14.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh.T. ku kanë marrë vlera monetare.
 
Më datë 17.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit P.Ll. ku kanë marrë vlera monetare.
 
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit B.Ll. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.
 
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit M.S. ku kanë marrë vlera monetare dhe oriendi shtëpiake.
 
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit Sh.D.  ku kanë marrë vlera monetare dhe Laptop.
 
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit Z.D.  ku kanë marrë vlera monetare.
 
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit M.J. ku kanë marrë oriendi shtëpiake.
 
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit Sh.T. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.
 
Gjithashtu, po më datë 30.11.2018 kanë kanosur me armë pranë banesës një shtetas të mitur Xh.Sh. 17 vjeç.
 
Shtetasit e mësipërm nuk i janë bindur urdhërit të  punonjësve të policisë për të ndaluar mjetin.
 
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
 
• një automjet tip Alfa -Romeo;
• vlera monetare në Euro dhe Lekë;
• mjetet që përdorin për hapjen e bravave të banesave dhe thyerjen e tyre si: doreza, kaçavida, pinca.
 
Nga ana e Efektiveve të Komisariatit të Policisë Shijak  në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve  pasi dyshohet se janë autorë edhe të disa ngjarjeve të tjera
 " Vjedhje me dhunë "të kryera në rrethe të tjera.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco