Dinarët serbë i bën paundë britanike, furnizon makinën por….

Dinarët serbë i bën paundë britanike, furnizon makinën por….

11:05, 01/12/2018
A+ Aa A-

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi furnizoi makinën në karburant në Lushnje dhe u largua pa paguar.

Uniformat blu arrestuan të riun me iniciale B.N., banues në Durrës.

I riu furnizoi me karburant mjetin tip "Renault" në dy karburante të ndryshme në fshatin Gramsh.

Në njoftimin e policisë thuhet se" B.N., mashtroi punonjësin e njërit karburant duke i dhënë 200 dinar serb me pretendimin se ishin 200 paund anglezë dhe në karburantin tjetër furnizoi makinën me 120 mijë lekë karburant dhe iku pa paguar,".

Pas marrjes së kallzimeve nga punonjësit e karburanteve, policia identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar. Ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Mashtrimi".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco