Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Punonte në tragetin e linjës Durrës - Bari, kapet me 500 gram hashash

Punonte në tragetin e linjës Durrës - Bari, kapet me 500 gram hashash

10:35, 01/12/2018
A+ Aa A-

Një rast tjeter i trafikut të drogës në drejtim të Italisë është goditur gjatë orëve të fundit nga policia Italiane.

Një shqiptar 25 vjeçar, punëtor në tragetin e linjës Durrës -Bari është arrestuar në flagrancë me gjysëm kg marijuanë të fshehur në trup, ndërsa tentonte të kalonte pa u kontrolluar në doganën e portit.

Me veshjen e  punës i riu shqiptar u përpoq të evitonte kontrollin e policisë financiare e doganore në portin e Barit.

Gjatë kontrollit ai shfaqi hapur shenja nervozizmi.

Në trup iu gjet lidhur me një fasho llastiku rreth gjysëm kilogramë marijuanë që mendohej se ishte e destinuar të furnizonte tregun ilegal lokal të drogës.

Në mbrëmje 25 vjecari shqiptar do të kthehej përsëri me tragetin ku punonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco