Shqiptari më i pafat në Britani: kapet dhe dëbohet për herë të dytë

Shqiptari më i pafat në Britani: kapet dhe dëbohet për herë të dytë

10:01, 01/12/2018
A+ Aa A-

Një shqiptar po përballet me dëbimin për herë të dytë  pasi ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe në kërkim të një jete më të mirë.

Esmerald Çuni u dërgua për në Shqipëri fillimisht me mirësjellje nga Home Office më 1 dhjetor 2015 pasi ishte arrestuar një natë më parë.

Ai pranoi se kishte hyrë në vend në mënyrë të paligjshme në anën e pasme të një kamioni, por nuk ishte akuzuar për ndonjë vepër penale, u tha në gjykatë.

Çuni, 25 vjeç, që nuk ishte në gjendje të gjentë një punë në Shqipëri qëkurse la shkollën, përdori të njëjtën metodë për të hyrë në Britaninë e madhe sërish, këtë herë duke bërë një përpjekje më të vendosur për të mos u zbuluar: ai pagoi 250 paudn për të blerë një kartë identiteti greke falso.

Por kur Policia vizitoi shtëpinë e tij në rrugën Duesbery, në perëndim të Hull, “për çështje të tjera” në 24 tetor, Çuni u arrestua me dyshimin se mbante një sasi të vogël droge.

Kështu, me dërgimin e tij në Polici, edhe identiteti i tij i rremë u zbulua pasi u kontrolluan shenjat e gishtërinjve. Çuni u detyrua ta pranojë të vërtetën.

Teksa dha dënimin me 1 vit burg, gjykatësi tha: “Jam shumë i hapur për të pranuar që ti je një person që kërkon një jetë më të mirë për veten, për të mbështetur familjen në Shqipëri dhe që do t’i vesh në përdorim kualifikimet që ke arritur në Shqipëri kur ishte në shkollë, por ka mënyra të ligjshme për ta bërë një gjë të tillë”. Çuni pritet të deportohet pasi të ketë shlyer një pjesë të dënimit, ose në përfundim të tij./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco